Kosova

Aleancat dhe koalicionet. Si po përgatitet Kosova për zgjedhjet e parakohshme?

Kosova po i afrohet dita-ditës zgjedhjeve më të pazakonta në historinë e saj, me partitë kryesore që janë mbedhur rreth tryezës së shahut për të përgatitur lëvizjet e tyre politike.

Kjo fushatë parazgjedhore duket se do të jetë shumë më ndryshe nga ajo e tetorit të vitit 2019 jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të ndryshime të rëndësishme në peizazhin e partive politike.  Nga tri partitë kryesore në zgjedhjet e kaluara, vetëm fituesja, Lëvizja Vetëvendosje, është duke garuar me të njëjtin kandidat për kryeministër, Albin Kurtin, ndërkohë që lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndodhet në Hagë ndërsa Lidhja Demokratike e Kosoës ka humbur candidaten që i mundësoi të dilte e dyta zgjedhjet e kalura, Vjoda Osmanin.

Ish-kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta udhëheqë garën e VV-së, pavarësisht spekulimit fillestar që vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk e lejon të kandidojë.

Partitë politike kanë këtë të martë kanë afatin e fundit që të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhor deri në orën 18:00.

Kurti pritet të garojë në këto zgjedhje në një listë të përbashkët me Iniciativën e Vjosa Osmanit, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare. Kjo do të bënte bashkë dy ish-kundërshtarët e zgjedhjeve të tetorit, duke e bërë aleancën Vjosa-Kurti në krye të sondazheve të realizuarqa deri më tani në Kosovë.

E mbetur pa Osmanin, LDK ka vendosur të kandidojë më kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, duke mbedhur rreth vetes partitë e vogla për të ruajur pushtetin. Isa Mustafa pritet të kandojë në një koalicion me AKR-në e Behgjet Paollit, PSHDK-ja dhe Balli Kombëtar. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se partia e tij do të konfirmojë zyrtarisht koalicionin pranë KQZ-së, duke theksuar se kandidatët e AKR do të përfshihen në listën e saj dhe të garojnë nën logon e partisë së Mustafës.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti është i bindur se partia e tij do të dalë triumfuese, duke thënë se gjatë muajve në detyrë u dësh të korrigjonte kryesisht gabimet e qeverisë Kurti. Hoti është shprehur i bindur se me LDK-në, Kosova do ta ketë një qeverisje normale, siç ka çdo shtet në Europë, duke e cilësuar një qeveri tjetër më në krye Kurtin si një fatkeqësi të madhe për Kosovën.

Tek partitë e tjera, tani për tani nuk ka lëvizje koalicionesh. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt pati shprehur gatishmëri t’i bashkohet PDK-së, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Të hënën, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se një koalicion i sinqertë dhe me zemër mes PDK-së dhe Nismës do të dilte fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, PDK mëohet se është skeptike për këtë koalicion.

Sipas saj, partitë e vogla si Nisma dhe AKR-ja po nxitojnë të bëjnë koalicione me partitë e mëdha për të shmangur një humbje edhe më të madhe politike se ajo e tetorit.

“Gara e 14 shkurtit do të zhvillohet në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është e kuptueshme që partitë e vogla, të cilat janë duke u shuar politikisht po luftojnë për mbijetesë”, thotë Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së.

Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, një tjetër figurë kyce e politikës së Kosovës është treguar i gatshëm të braktisë koalicionin aktual me LDK-në duke mos e përjashtuar një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve.

“AAK-ja është e vetëdijshme për atë që na pret pas zgjedhjeve. Sa i përket një qeverije AAK-Vetëvendosje mund të them se është e mundur. Varet nga vullneti i VV-së, ata e vlerësojnë a kanë nevojë apo jo, nëse i fitojnë zgjedhjet, por është e mundur”.

Haradinaj është treguar i hapur duke thënë se ka thënë që vijat e kuqe sipas tij, nuk i konvenojnë asnjë partie politike.

“Ne si AAK, shkojmë në koalicion me qytetarin, me votuesin nuk kemi dhënë preferenca se me kë do të bashkëqeverisim. Do të ishte një pozicion i gabuar i secilit nga ne për vijat e kuqe”, deklaroi ish-kryeministri.

Vetëvendosja,  e cila fitoi zgjedhjet në tetor 2019 me premtime për ndryshim dhe me zotimin për të luftuar korrupsionin e institucionalizuar, duket tani për tani pretendentja kryesore e zgjedhjeve.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani e bëri të qart aleancën me Kurtin që kur foli zëshëm kundër manovrimit të partisë së saj dhe nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit për të votuar qeverinë Hoti. Osmani kishte propozuar një qeveri teknike të përkohshme deri në zgjedhjet e ardhshme.

Shumë analistë janë të bindur se zgjedhjet e 14 shkurtit do të fitohen nga koaliconi LVV-Lista Vjosa, por pyetja e vetme mbeten a do të mund të marrin shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Analisti Ymer Avdiu thotë se LDK dhe PDK do të marrin më pak vota sesa në zgjedhjet e kaluara, kurse AAK mbetët aty-aty sa kishte fituar edhe më herët, duke i bërë Kurtin dhe Osmanin fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve.

Nëse koalicioni LVV-Lista Vjosa arrijnë të marrin 61 për qind të ulëseve në Kuvend atëherë shtohen mundësitë që ky koalicion të formojë i vetëm Qeverinë. Megjithatë, sipas parashikimeve, Kurtit dhe Vjosës do t’i duhet në parti e tretë, për të siguruar shumicën, duke future kështu në lojë Haradinaj dhe të gjitha partitë e vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë