Motosport

Aldeguer shkruan historinë në MotoGP

Nga Gazeta Si – Fermin Aldeguer (BK8 Gresini Racing MotoGP™) konfirmoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Indonezisë, duke siguruar fitoren e parë në “MotoGP” në moshën 20 vjeç e 183 ditë.

Ai u bë gjithashtu piloti i parë që fiton një garë si debutues që prej Jorge Martín në “Çmimin e Madh të Stirisë” në vitin 2021.

Rekordet erdhën pas një gare mbresëlënëse nga Aldeguer, i cili kontrolloi ritmin dhe kaloi vijën e finishit me një avantazh prej 6.987 sekondash ndaj rivalëve të tij.

Ky sukses e vendosi Aldeguer në vendin e dytë në listën e fituesve më të rinj në “MotoGP”, pas Marc Márquez-it, i cili fitoi në “COTA” në vitin 2013 në moshën 20 vjeç e 63 ditë.

Spanjolli i bashkohet një grupi legjendash, duke kaluar Freddie Spencer-in me 13 ditë diferencë (Spencer është i treti në këtë klasifikim).

Aldeguer gjithashtu qëndron 44 ditë përpara Norifumi Abe dhe Dani Pedrosa-s (të dy fitues në moshën 20 vjeç e 227 ditë).

Ai la pas Randy Mamola-n (20 vjeç e 239 ditë), Jorge Lorenzo-n (20 vjeç e 345 ditë), Mike Hailwood-in (21 vjeç e 75 ditë), Fabio Quartararo-n (21 vjeç e 90 ditë) dhe vetë Valentino Rossi-n (21 vjeç e 144 ditë).

Ndoshta kjo një shenjë e qartë për të ardhmen e garantuar mbi dy rrota.

Tani vëmendja e Aldeguer përqendrohet te raundi i 19-të i sezonit — “Çmimi i Madh i Australisë” — ku ai do të përballet për herë të parë me sfidën e “Phillip Island” në “MotoGP”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë