Ekspozite

Albrecht Durer, piktori me një prekje magjike

Nëse e shikoni nga afër pikturën kryesore, ju do mund të dalloni në sytë e lepurit që ai ka dalë për gjueti. Kjo nuk është një fotografi profesionale, por një pikturë më bojëra uji e mundësuar nga krijuesi i shtypshkronjave dhe teoricieni pionier i Rilindjes Gjermane, Albrecht Durer në vitin 1502. Tashmë kjo pikturë do të shfaqet për të gjithë botën, në një ekspozitë në Muzeun Albertina në Vjenë kushtuar gjeniut Durer, një ngjarje që tregon pikturat e tij për herë të nëntë.
Shkëlqimi në syrin e djathtë të lepurit, sipas Christof Metzger, i cili mundësoi këtë ekspozite së bashku me 200 piktura dhe vizatime tregon edhe arritjet e artistit.
“Pikturat e tij janë vërtet magjepsëse. Lepuri tregon saktësisht se sa i talentuar ka qenë piktori dhe të gjitha pikturat e tij duken shumë reale,” shprehet Metzger.
Artikulimi i ngjyrave në pikturat e Druer, bën që veprat të jenë aq reale sa shumë kritikë i kanë ngatërruar me fotografi.

“Ne kemi një koleksion shumë të madh dhe të rëndësishëm me piktura të artistit. Menduam të rikthenim përsëri këtë ekspozitë në mënyrë që bota mos ta harrojë kurrë Durer,” shton Metgzer.
Artisti u quajt teoricieni më i arrirë në Rilindjen Gjermane, i cili lindi në Nuremberg dhe arrti që krijonte reputacionin e tij dhe të ndikonte në Europë që kur ishte 20 vjeç. Gjatë gjithë kohës ai kishte komunikim me artistët më të mëdhenj të asaj kohe, duke përshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin dhe që prej vitit 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maximilian I.
Ekspozita në Albertina shfaq veprat më të mira që Durer krijoi në vitet e tij të para si piktor, nga koleksione të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë vepra të tilla si Adhurimi i Magit, Martirizimi i dhjetë mijtë dhe Krishti mes mjekëve.

Ai përdori linjat më të mira të arit në pikturat e tij ku shfaqte krahët e shpendëve, duke imituar disi ngjyrat e ylberit. Në historinë e artit, ne rrallë jemi mësuar të shohim piktura të tilla, përveçse në pikturën e kryeengjellit Gabriel, i cili sipas gojëdhënave vjen në tokë për të informuar Virgjëreshën Mari së do të lind Krishti. Por puna e Durer, është më e veçantë pasi ideja e tij është të tregojë së përshtatja e ngjyrave, mund të arrijë kudo dhe vetëm kështu artistët mund të ngushëllojnë veten, pasi njerëzit po përpiqen të shkatërrojnë botën natyrore.

“Ne kemi edhe diçka të veçantë në ekspozitë, është një vetë portret nudo, që i referohet një vizatimi mjaftë të bukur me ngjyra që përshtaten me njëra tjetrën dhe tregojnë qetësin dhe anën pa komplekse të artistit,” shprehet Metzger.
Ndër të tjera ai shton se kjo ekspozitë vjen vetëm një herë në jetë dhe përmes syrit të Durer, çdo kush do ta gjejë vetën në një botë tjetër, në atë të artit të tejskajshëm./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë