Albpetrol ka hapur ankandin për shitjen e 40 mijë tonë naftë në prag të fundvitit me çmimin minimal fillestar 73.88% e çmimit Brent.
Nafta që është në dispozicion për shitje do të merret në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonice.
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që kompania publike e nxjerrjes së naftës hap një ankand, aps atij të prillit kur u shitën mbi 100 mijë tonë për rreth 3.5 mld lekë.
Sipas detajeve, ankandi mbahet me 29 dhjetor dhe kur të shpallet fituesi, nxjerra do të bëhet brenda 8 muajve.
Albpetrol riktheu ankandet e naftës pas shkëputjes gjatë 2020-s ku ndonëse tentoi të nxirrte në shitje naftë, nuk pati sukses.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




