Treg

Albpetrol hap ankandin e parë për 120 mijë ton naftë

Albpetrol ka hapur ankandin e parë për këtë vit për 120 mijë ton naftë.

Nafta ndodhet në Patos, Stacioni Usojë, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë.

Data e zhvillimit të ankandit është 10 maji.

Në kushtet FOB Çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.33 % e Çmimit Brent + K.

Në pikat e lëvrimit: Çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K.

-75.33 % është koefiçenti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftes, % e squfurit).

– Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik.

-3.36 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim).

-K- është vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K˃0)” thuhet në dokumentet e ankandit.

Ankandi i fundit i fundit Albpetrol mori një ofertë ekonomike për shitjen e naftës në prill të vitit të shkuar kur njoftoi për shitje të 100 mijë tonëve naftë me një vlerë rreth 27 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë