Albpetrol ka njoftuar se ankandi për shitjen e 40 mijë tonëve naftë është anuluar sepse nuk ka pasur asnjë ofertë për të.
Kompania publike e nxjerrës së naftës njoftoi anulimin e ankandit të hapur më 29 dhjetor 2021 për 40 mijë tonë naftë, “për arsye të mungesës së konkurrencës, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë”.
Ky ishte ankandi i dytë i Albpetrol, pas atij të prillit 2021, ku u shitën me sukses 100 mijë ton naftë.
Nafta që doli në ankandin e fundit do të nxirrej nga Albpetrol sh.a në Patos, në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonice.
Kërkesa në rritje post-pandemike në 2201-shin, rriti çmimin e naftës dhe interesin për të nga kompanitë e mëdha, pas goditjes nga kufizimi i lëvizjeve në 2020-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




