Kosova

Albin Kurti: S’kam presion për Serbinë, Kosova jo objekt, por palë në bisedime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar bisedimet me Serbinë dhe presionin që mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Kurti gjatë një vizite në Prizren është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për integrim dhe jo për Asociacion një-etnik, transmeton Zeri.info.

“Çka do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni dhe veprimet e atëhershme opozitare dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Është e domosdoshme që t’i integrojmë gjithë qytetarët pa dallim etnie”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka mohuar se ka presion për bisedimet me Serbinë.

“Nuk ka presion, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë, ku Kosova nuk do të jetë objekt në tryezë, por palë në bisedime dhe me dijen dhe programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar do ta përfaqësojmë Kosovën”, është përgjigjur ai para gazetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë