Ne rrjet

Albin Kurti: Ja pse nuk ka marrëveshje me LDK-në, oferta që refuzoi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur se në mbledhjen e parlamentit që do të bëhet do të shkohet pa një marrëveshje me LDK-në.
Nëpërmjet një videomesazhi në “Facebook”, ai ka treguar edhe ofertën që i ka bërë LDK-së më datën 23 dhe se deri mbrëmë në darkë kishin kohë që të kthenin përgjigje, gjë që sipas tij është refuzuar.
“Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika e parë; Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe n/ kryetari i parë, LDK-së i takon n/ kryetari i dytë. Por le ta bëjmë rokadën, krye-parlamentarin ta marrë LDK-ja, ndërsa Vetëvendosja dy n/kryetarë.
Pika e dytë e presidentit, e lëmë për më vonë, por nëse LDK-ja insiston që nominimi të bëhet nga ajo, ne të na shtohet ministria e Brendshme. Nominimi i LDK-së për kandidatin për Presidentit të bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet jashtë partisë, konsensual. Dhe kur të përcaktohet do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosjes.
Pika e tretë; sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndahet. Kultura dhe Rinia i kalojnë Arsimit, Sporti Shëndetësisë. Pakicat jo serbe marrin pushtetin lokal, ndërsa pakica serbe ministrinë për komunitetet”, shprehet Kurti.
“Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se VV si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe VV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, tha ai.
Ndër të tjera, Albin Kurti thotë se “kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet dhe 30 ditë nga certifikimi që na nxorën fitues. Gjatë bisedimeve kemi bërë katër kompromise, ndërsa LDK-ja asnjë. Programi im është 50% nga i LDK-së, zv/ kryeministri i parë i LDK-së, 5 ministri të LDK-së, e cila zgjodhi si të përzgjidhen, meqë donte të zgjidhte e para.
Oferta që u refuzua dje ishte koncesioni ynë i pestë. Më shumë se kaq nuk mundemi, nuk duam dhe nuk kemi ku shkojmë. I dhamë subjektit të dytë gjysmën e programit dhe qeverisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë