Futboll

Albian Hajdari, shqiptari i radhës që bëhet pjesë e Juventusit

Talenti shqiptar, Albian Hajdari, që aktivizohej me ekipin e moshave të Basel, në kampionatin zvicerian tashmë do të jetë pjesë e gjigantëve të Juventus. I lindur në vitin 2003, talenti shqiptar është blerja më e re e bardhezinjve. Juventus ka dalë mbi rivalët dhe ka siguruar shërbimet e shqiptarit të Basel. Lajmi është konfirmuar nga portali i njohur sportiv, Tuttomercatoweb.

https://twitter.com/KosovanF/status/1300855313869004801

Hajdari me origjinë nga Kosova dhe me kombësi zvicerane, është ndjekur prej kohësh  nga kampionët e Italisë, të cilët e kanë depozituar kontratën e tij (ka firmosur për tre vite) në Ligën Italiane të Futbollit ditën e djeshme.

Mbrojtësi ka luajtur 2 ndeshje me U-17 e Basel dhe aktualisht është pjesë e Zvicrës U17, ku është aktivizuar 3 herë. Ai fillimisht do të jetë pjesë e ekipit U-23 të Juves, aty ku do të ketë shok skuadre një tjetër shqiptar si Giacomo Vrioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë