Politike

Albana Vokshi refuzoi prezantimin me Power point, Ilir Beqaj ‘ekspozitë’ me pamjet për dëshminë në Kuvend

Nga Gazeta ‘Si’- Në pritje për të dëshmuar për të dytën ditë në komisionin hetimor, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur një ekspozitë me fotografi të situatës në spitale, përpara koncesionit të Sterilizimit, në kohën e qeverisjes së PD.

Fotografitë Beqaj i ka ngjitur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, teksa sot mbahet seanca e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi, ku pritet të dëshmojë edhe vetë ish-ministri, i cili është sjellë nga qelitë e paraburgimit.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi refuzoi dje që Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.

Ajo i kërkoi disa herë ish-ministrit të japë deklaratën e tij dhe më pas t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse kjo gjë është kundërshtuar edhe nga deputetët socialistë.

Po ashtu PD ka kërkuar që në Komision ditën e sotme të dëshmonte edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë