Sociale

Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është emëruar këtë të enjte në krye të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Fb se Fico do të çojë përpara projektet e mëdha.

Ajo falënderoi ish-drejtuesin e QSUT-së, Enkelejd Jotin për punën e bërë deri më sot, pasi para pak ditësh është emëruar drejtor i RTSH-së.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.  Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, shkruan Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë