Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit.

Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




