Sociale

Kuçovë/ Byrektorja me Covid-19, alarm në treg. Infektohen edhe dy punonjës banke

covid, kucove, infeskion, lajmet

Në qytetin e Kuçovës është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Dosja.al ka mësuar se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë dy punonjës të një banke.

Bëhet me dije, se të infektuarit janë drejtori dhe arkëtarja. Ata ishin në karantinë prej ditësh, pas regjistrimit të rastit të parë me COVID-19 në këtë filial.

Po ashtu janë konfirmuar me COVID-19 edhe një çift bashkëshortësh, të cilët kanë një byrektore në mes të tregut të madh. Tregtarët e tjerë janë alarmuar dhe kanë kërkuar të kryejnë tamponin.

Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Pubik, ka dezinfektuar tregun, i cili do të qëndrojë i mbyllur për një javë. Njëkohësisht ISHP po kryen edhe hetimin epidemiologjik për personat e infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë