Nga Gazeta Si- Për shkak të shfaqjes së infektimeve me sëmundjen e Lisë së dhenve dhe Gripit të shpendëve në disa vende, Shqipëria ka ndalur importet e shpendëve dhe mishit të kafshëve nga këto vende, përfshirë edhe nënproduktet e tyre.
Në fletoren zyrtare janë publikuar vendimet për ndalimin e importit të dhive dhe kafshëve të leshta nga Turqia dhe Greqia si dhe ndalimin e importit të shpendëve dhe nënprodukteve të tyre nga Hungaria.
Gjithashtu, janë ndaluar edhe kafshët dhe nënproduktet e tyre nga Britania për shkak të shfaqjes së ‘Gjuhës blu’.
Prej kohësh, ekspertët nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për kujdes për shkak të shtimit të sëmundjeve të tilla tek kafshët dhe shpendët.
Në fillim të javës, duke qenë se në Brazil kishte një shpërthim të gripit të shpendëve, BE ndaloi importet e produkteve nga ai vend, veprim që më pas e mori edhe Kosova ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka një reagim për këtë situatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.