Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Kosovës ka raportuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit dyshohet se ka ardhur nga Serbia.
Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur prej një numri telefoni, i cili dyshohet se është nga Serbia.
Blutë thanë se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejshme, duke marrë të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.
Një ditë më parë, pak minuta përpara se të fillonte seanca e 42-të konstituive, deputetët u detyruan të largoheshin me shpejtësi nga hapësirat e kuvendit, pasi sigurimi i njoftoi për një alarm për bombë.
Njoftimi i Policisë:
Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.
Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.
Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



