Ka ndodhur

Alarmante, 495 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Një tjetër ditë me bilanc të rënduar nga Covid-19.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1927 testime, u konfirmuan 495 raste të reja, ndërsa u shënuan 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë 253 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Elbasan dhe Mirditë, 20 në Lezhë, 16 në Korçë dhe Lushnje, 13  në Shkodër dhe Kavajë, 12 në Durrës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë dhe Tropojë, 9 në Librazhd, 7 në Krujë, 5 në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,  2 raste në Bulqizë, nga 1 në Peqin dhe Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Betejën me sëmundjen e humbën një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (7  Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 495

Të shëruar ne 24 orë                        141

Të shtruar në spitale                           352

Humbje jete në 24 orë                  8

Testime ditore                           1927

Testime totale               137,172

Raste pozitive               23,705

Raste të shëruara         12,002

Raste Aktive                   11,146

Humbje jete                     557


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë