Gazeta Si – Lajmi bëhet i ditur nga disa media spanjolle, ë citojnë disa kanale që shpërndajnë mesazhet e shtetit islamik.
Alarm për atentate në ndeshjet e Champiosnit, që rikthehet sot me fazën çerekfinale të tij. ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë stadiumet që do të presin ndeshjet e para çerekfinale nëpërmjet organit mediatik ‘Al Azaim’.

Në një foto të katër stadiumeve, ku do të luhen këto ndeshje, ‘Emirates Stadium’ në Londër, “Parc de Prince’, ‘Civitas Metropolitano’ dhe ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid, shfaqet shkrimi ‘Kill them all’ (Vritini të gjithë). Ky është lajmi i publikuar nga ‘Onda Cero’ dhe më pas nga media të tera spanjolle.
Sipas ‘Marca’, policia spanjolle është në dijeni të këtyre kërcënimeve për atentate prej ditësh, por nuk ka ndryshim programi për Real Madrid-Mançester Siti dhe Atletiko Madrid-Borusia Dortmund. Për këtë të fundit Ministri i brendshëm spanjoll ka marrë masa sigurie më të rrepta, sepse konsiderohet një ndeshje e rrezikut të lartë, përtej kërcënimeve të ISIS.
Mbrëmjen e sotme luhet dy sfidat Arsenal-Bajern Mynih dhe Real Madrid-Mançester Siti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




