Nga Gazeta Si – Golashënuesi më i mirë në “Premier League” vlerësoi paraqitjen sensacionale të kapitenit të Sunderland-it në “Stamford Bridge”.
Në zemër të përmbysjes së jashtëzakonshme (2-1) të Sunderland-it kundër Chelsea-t, ishte kapiteni Granit Xhaka, që dominoi mesfushën dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit në Londër.
Xhaka ka treguar vazhdimisht pse është një përforcim kaq i vlefshëm për ekipin e Regis Le Bris, duke ofruar një sërë paraqitjesh mbresëlënëse që e kanë ngjitur Sunderland-in në vendin e 4 në tabelën e klasifikimit.
Alan Shearer, golashënuesi më i mirë në historinë e “Premier League” dhe anëtar i “Hall of Fame”, e ka përfshirë Xhakën në Formacionin e Javës, duke e lavdëruar për një “shfaqje mjeshtërore në mesfushë” kundër Chelsea-t.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



