Disa orë pasi Cristiano Ronaldo zyrtarizoi transferimin në klubin saudit Al Nassr, është rritur mjaft impakit i skuadrës në botën e futbollit dhe më tej.
Në më pak se 24 orë, rreth 2.5 milion përdorues kanë filluar të ndjekin llogarinë e Al Nassr në Instagram, çka tregon se fansat besnik të futbollistit janë gati ta ndjekin kudo.
Para zyrtarizimit të kontratës, faqja e klubit në Instagram kishte vetëm 834.000 ndjekës, ndërsa tani ka 5.4 milion.
Klubi i bëri mirëseardhje të ngrohtë Cristiano Ronaldos në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar rastin si “më shumë se histori”.
“Kjo është më shumë se histori. Është një nënshkrim që jo vetëm që do të frymëzojë klubin tonë për të arritur sukses edhe më të madh, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i tyre. Mirë se erdhe @cristiano në shtëpinë tënde të re”, postoi klubi në Tëitter.
Ky është i cilësuar si transferimi më i madh i Arabisë Saudite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje