Futboll

Al Nasr prezanton fanellat e reja, por mungon Ronaldo. Rritet tensioni me ‘Nike’

Gazeta Si – Al Nasr, një nga klubet më aktive në merkaton e verës, ka prezantuar për fansat e tij fanellat e sezonit të ri. E ka bërë me personazhet kryesorë të skuadrës, nga Brozoviç te Teles, Seko Fofana dhe Taliska, por me një mungesë të madhe, atë të Kristiano Ronaldos. Dhe kjo është vënë re nga të gjithë.

Ku ka përfunduar portugezi? Kjo ishte pyetja më e shpeshtë në rrjetet sociale. Për Ronaldon ka lindur një problem jo pak i vogël, që ka të bëjë me kompaninë e njohur ‘Nike’.

Fanellat e Al Nasr, në fakt, janë prodhuar pikërisht nga kompania amerikane, për të cilën CR7 është imazh që prej vitit 2003, por raporti në javët e fundit duket se ka ndryshuar dhe është tensionuar jo pak. Shkak janë bërë parakalcet, që në ndeshjen me Selta Vigon Ronaldo kishte veshur ato të rivalëve të ‘Adidas’.

Një gafë e rëndë, që është vënë re nga ‘Nike’ dhe që ka zemëruar keq drejtuesit e saj. Dhe mungesa e CR7 në videon e prezantimit të fanellave të reja të Al Nasr konfirmon krisjen mes palëve. Portugezi rrezikon të prishë akordin prej 147 milionë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë