Bota

Al Jazeera: Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim në Gaza

Gazeta Si – Hamasi ka pranuar propozimin më të fundit nga ndërmjetësit rajonalë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi pengjesh me Izraelin.

Të paktën kështu ka raportuar rrjeti televiziv arab Al Jazeera këtë të hënë, më 18 gusht, duke iu referuar një burimi nga grupi i armatosur palestinez.

Propozimi i ardhur nga Egjipti dhe Katari është një plan gjithëpërfshirës me dy faza, i bazuar në një kornizë të paraqitur nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff.

Plani parashikon që Hamasi të lirojë rreth gjysmën e 50 pengjeve izraelite që kanë mbetur, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë, në dy faza gjatë një armëpushimi të përkohshëm 60-ditor.

Gjatë kësaj kohe, do të zhvillohen negociata për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë