Drejtësia

Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës! Do ekstradohet në Itali

Një 23-vjeçar i cili dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale ka rënë në prangat e policisë.

E. A., u arrestua në fshatin Barbullush, Vau i Dejës.

Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar me një vendim të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

I riu pritet të ekstadohet drejt shtetit fqinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë