Nga Gazeta ‘SI’ – Një shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi akuzohet se ka vrarë një 80-vjeçare.
Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur të pajetë të moshuarën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe menjëherë ka nisur hetimen.
Sipas asaj që raportohet e moshuara greke dhe shqiptarja kishin marrdhënie të ngushta, ku kjo e fundit e ndihmonte në punët e shtëpisë dhe në pazare, madje në shtëpinë e 80-vjeçares hynin lirisht edhe bashkëshorti dhe burri i shqiptares.
Policia dyshon se shkak i krimit mund të jetë bërë një çantë me para të cilën grekja e mbante në shtëpi nëse do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.
Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.
“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjia”, tha fqinja e të moshuarës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.