Gazeta Si – Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e “arrestit në burg”, për Safet Bajrin, i arrestuar para dy javësh me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018..
Safet Bajri ka pretenduar se një natë para se të ndodhte ngjarja ka qenë në një restorant në Tiranë. Më pas, sipas tij ka qenë në një lokal nate.
Bajri ka pretenduar gjithashtu se përgjimet nuk provojnë që ai të jetë autor, për ngjarjen për të cilën akuzohet,.
Apeli i GJKKO la në fuqi masat “arrest me burg” edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët ndodheshin prej një viti në qeli në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Sipas SPAK, vrasja është kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërçanës dhe partneres së tij, Silvi Ndoci, në korrik 2018.
Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku, në kohën që ishte i ulur në një lokal në lagjen Kiras kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ku ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.