Ngjarje

Akuzohet për vjedhjen e një celulari, 16-vjeçari i frikësuar largohet nga shtëpia

Nga Gazeta Si - Një 16-vjeçar nga Korça, prej pesë ditësh është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët. Ka qenë nëna e adoleshentit e cila ka denoncuar rastin për mediat, duke kërkuar edhe ndihmë për gjetjen e tij.

Nëna e të miturit thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qenë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedim penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari, që sipas saj, është ngjarje e ndodhur para 8 muajsh.

Nëna e të miturit

I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia.

“Të hënën është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkuar.  Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. E kemi kërkuar te të gjithë njerëzit, por ende asgjë. Nuk e di ku mund të jetë, mund të ndodhet edhe jashtë Korçe. Njoftimi i gjykatës lidhet me një çështje për një telefon të vjedhur tetë muaj më parë. Kush e gjen të më telefonojë”, shprehet ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë