Gazeta Si – GJKKO ka liruar nga qelia Bashkim Haxhijan, i akuzuar për veprën penale të trafikut të drogës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit.
“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimi, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale caktuar ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake”, njoftoi GJKKO.
Haxhija, u akuzua se së bashku me Plaurent Dervishajn, Julian Meçajn, Genti Nderjakun (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rrajën dhe Julian Pjetrin, për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal ndaj Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019.
Haxhija i shpëtoi dhe një atentati në verën e vitit 2019 në Durrës, ku udhëtonte me makinë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.