Gazeta Si - Dënohen me nga 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit Paul (Agustin) Deda dhe dy persona të tjerë, të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal në operacionin e koduar “Shpirti”, në aksin Itali-Shqipëri.
Për të njëjtat vepra penale janë dënuar edhe Leonidha Sejdiaj dhe Hamit Seferi. Të dy do të vuajnë nga 8 vjet burgim secili.
Trupa gjykuese pranoi pretencën e SPAK-ut dhe sot (20 Shtator) shpalli vendimin. Dosja ishte procedim i nisur në vitin 2017 në Itali dhe më pas në vitin 2019 nga SPAK.
12 vite izolim ishte vendimi i GJKKO për ish-shoqëruesin Agursin (Paul) Deda, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite burgim.
Po këtë masë morën edhe dy të tjerët, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, po me nga 8 vite izolim secili, me gjykim të shkurtuar.
Ata u arrestuan nën akuzën për trafik droge nga Shqipëria në Itali, kur në pranga ranë dhe dhjetëra persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.