Drejtësia

Akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera’, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e ARRSH, Sonila Qato

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 1 vit burg ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Sonila Qato dhe dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik, pasi akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë”.

SPAK ka kërkuar dënimin edhe për 8 ish-zyrtare te tjerë të ARRSH, pasi dyshohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas prokurorisë, Qato në bashkëpunim me ish vartësit e saj  dyshohen se kane abuzuar me  tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Për Simon Prendin Spak kërkoi 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Për të pandehurën Elona Gogo u kërkua 1 vit burg dhe për 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Një dënim me 9 muaj burg u kërkua për Erdit Salillarin dhe 1 vit heqje lirie për Admir Pahumi dhe po ashtu pamundësi ushtrim funksionesh publike për 5 dhe 3 vjet.

Gjykatës iu kërkua fajësi për Nikollaq Mihalin dhë dënim me 8 muaj burg, për Miranda Shkurti, 16 muaj shërbim prove dhe Arbër Trokën  dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Arbër Trokën 2 vjet burg. Të tre rrezikojnë edhe dënimin plotësues të heqjes së drejtës së fubkaioneve publike për një periudhë 3 vjeccare. 

Për Almir Hoxhajn Spak kërkoi 2 vite burg dhe për Arjana Hasanin spak ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Të pandehurit e këtij gjykimi akuzohen për “shkele të barazisë në tendera” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Qato mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur dhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos, duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga një prej kompanive.

Tenderi për lotin e 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në qershor të vitit 2019.

Në garë morën pjesë 6 kompani, dhe ofertat e paraqitura prej tyre variuan nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë, përkatësisht atë të një kompanie italiane, pas të cilës qëndronte një kompani shqiptare.

Kjo kompani kishte ofruar ta ndërtonte tunelin për 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët e dhënë nga kompania.

Sipas Kontrollit te Lartë të Shtetit për katër kompani skualifikmi ka qenë i drejtë pasi nuk përmbushnin kriteret, ndërsa oferta më e ulët është skualifikuar në kundërshtim me ligjin. Dëmi sipas KLSH vlerësohet plot 5 milion euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përplasjet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë,çuan ne largimin e Qatos nga drejtimi i ARRSH-së.

Ky është kallëzimi i dytë penal ndaj saj, pasi më parë ajo është kallëzuar penalisht edhe nga një kompani, dosje që ndodhet për hetim në SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë