Gazeta Si – SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar për të ashtuuajturën masakra e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte, por nga breshëria e armëve u vranë Hoxha dhe Latifi.
Aktualisht, Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit për ekstradim në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Po ashtu, pak kohë më parë Prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër-arrest të dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.
Laert Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të vitit të kaluar, 6 vite pas krimit të rëndë ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.
Ai akuzohet se kreu vrasjet në bashkëpunim me Orges Bilbilin, i dënuar me burgim të përjetshëm. Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.