Disa drejtues të Komisariatit të Policisë në Përmet, janë arrestuar dhe pezulluar deri në sqarimin e plotë të çështjes së kultivimit të kanabisit në disa zona të qytetit.
Për veprimet dhe mos veprimet e tyre për këtë çështje, është pezulluar nga detyra shefi i policisë Përmet, Petrit Gjokaza dhe është lënë në ‘arrest shtëpie’ ish-shefi i krimeve, Shpëtim Makashi.
Gjithashtu, janë lënë në detyrim paraqitje policët që mbulonin zonën e Frashërtit, ku janë sinjalizuar parcelat me kanabis, Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.
Ndërkohë që është arrestuar kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa, 43 vjeç, ndërsa është vendosur detyrim paraqitje për inspektorin e Zonave të Mbrojtura, Joan Allamani.
Ndëshkimet në radhët e zyrtrëve të policisë, kanë ardhur pas sinjalizimeve të SHÇBA-së Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




