Bota

Akuzohet për korrupsion, SHBA shpall non-grata kryebashkiakun e Strugës Ramiz Merko

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur non grata Ramiz Merkon, kryetar i Bashkisë së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Merko ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit/ VOA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë