Ngjarje

Akuzohet për dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçare në hotelin e Kombëtares në Gjermani, 26 vjeçari, pjesë e stafit të FSHF

Prokuroria publike e Dortmund ka nisur një hetim për një mbikqyrës të Kombëtares Shqiptare të Futbollit pasi mësohet nga mediat gjermane se ai akuzohet se ka kryer një ngacmim seksual në qendrën sportive të Kamen -Kaiseraut ku u akomodua kombëtarja kuqezi për 3 ndeshjet e grupeve në Euro 2024.

Edhe BILD ka treguar detajet për këtë ngjarje “Akuza të rënda pas largimit të skuadrës shqiptare nga Kampionati Europian: Një supervizor (26-vjeç) mësohet se ka dhunuar një grua (18 vjeçare) në kuzhinën e kompleksit ku akomodohej ekipi kombëtar.

Punonjësja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar. “Hellëeger Anzeiger” ishte i pari që e raportoi këtë.

E reja i tha policisë në Una (Rain-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Ajo që është interesante është se edhe pse prokuroria publike u informua menjëherë për veprën seksuale të raportuar, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i papenguar të nesërmen (humbja 0:1 kundër Spanjës nënkuptonte eliminimin nga Kampionati Europian gjatë asaj dite)!” shkruan Bild

Referuar artikullit, një zëdhënëse e organit të akuzës tha: “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”.

“Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi, ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

Çështja e fajit tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase burri mund ta kishte qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e gruas së re. Shqiptari aludohet se i tha lamtumirë duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë”, shkruan BILD.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë