Ka ndodhur

Dhunë në familje, arrestohet efektivi në Laç. Në 2016-ën u plagos gjatë një operacioni

Një efektiv policie është arrestuar nga oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Laç. Policia njofton se i ndaluari është shtetasi N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij,. Burime shprehen thonë se efektivi i arrestuar rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në vitin 2016-të.

Policia ishte njoftuar për vjedhjen e një makine të llojit “Porche” dhe është vënë në ndjekje të autorit. Sapo ka konstatuar se po e ndiqte policia, autori i grabitjes ka qëlluar mbi policinë duke plagosur policin.

Efektivi i policisë mori një plumb në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe arriti të shpëtojë. Ngjarja ndodhi me 22 dhjetor të vitit 2016-të në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë