Politike

Akuzohet nga opozita se s’ka program, Rama: Po finalizojmë vizionin “Shqipëria 2030”

Kryeministri Edi Rama akuzohet nga opozita se po shkon përpara shqiptarëve drejt 25 prillit pa një program qeverisës, por me premtime e propagandë boshe.

Por, gjatë një konference për shtyp javën e kaluar, kreu i Qeverisë tha se PS nuk po punonte thjesht për një program qeverisës 4-vjeçar, por për një vizion për Shqipërinë 2030 dhe një plan veprimi deri më 2025.

Për ta përforcuar këtë, kreu i Qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një imazh nga një takim me ministra dhe ekspertë, me shënimin se vizioni Shqipëria 2030 dhe plani i veprimit deri më 2025 është drejt përfundimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë