Ka ndodhur

Akuzohen për shpërdorim detyre, ekstradohen nga Franca ish-drejtori i Kadastrës Kurbin dhe ish-polici

Gazeta Si – Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Franca. Ish-drejtori i Zyrës së Kadastrës Kurbin, 52-vjeçari Kastrot Piroli është estraduar nga Franca në Shqipëri.

Piroli ishte dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është bërë i mundur ekstradimi i ish-policit 42-vjeçar me iniciale I.J. nga Franca drejt vendit tonë. Për ish-policin, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” më datë 13 dhejtor 2020 për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

42-vjeçari akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në Njësinë Administrative Horë të Bashkisë Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka favorizuar persona të ndryshëm që të ushtronin veprimatarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë