Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Lezhë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, është bërë i mundur arrestimi i babë e bir shtetasve S .K., 67 vjeç, A. K., 25 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasit e proceduar penalisht kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.
Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve: S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përforcues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.
Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




