Nga Gazeta Si- Tre persona të kërkuar nga Italia për trafik droge janë arrestuar brenda pak orëve nga Policia.
Të arrestuarit janë K. Sh., 24 vjeç, A. M., 29 vjeç dhe E. F., 22 vjeç.
Të tre personat janë nga qyteti i Fierit, teksa do priten edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës. Aksionet janë kryer në intervale të ndryshme, teksa të ndaluarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.
Të tre ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit për këto vepra shkon deri në 10 vjet burgim.
Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



