Nga Gazeta 'Si'- Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë që të merren masa disiplinore për dy deputetët demokratë, Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Kërkesa, ku PS pretendon se dy ligjvënësit e PD-së penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare, pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës.
Elda Hoti u hodhi socialistëve një material të lëngshëm gjatë seancës. Ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga Kuvendi duke pretenduar se i kishte rrezikuar jetën deputetëve duke hedhur benzinë.
Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.
Por, Elda Hoti pretendoi se kishte hedhur aromatizues në shenjë proteste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.