Drejtësia

Akuzat për veprimtari kriminale, GJKKO konfiskon disa pasuri të shtetasit Indrit Vezi

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 5 pasurive të Indrit Veizit dhe 6 familjarëve dhe të afërmve të tij, ndërsa rrëzoi kërkesën e SPAK për katër pasuri të tjera.

Konkretisht janë konfiskuar 3 automjete të tonazheve të ndryshme dhe aksionet në dy kompani, teksa u liruan nga sekuestro 2 apartamente, një tokë arë dhe një automjet, nëpërmjet revokimit të masës.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës së depozituar nga SPAK, se këto 9 pasuri dhe asete vinin nga aktivitete kriminale të Veizit në fushën e krimit të organizuar, trafikut, korrupsionit dhe krimeve të tjera, me burime të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë