Nga Gazeta ‘Si’- Në seancën e sotme të Kuvendit, pati akuza dhe kundërakuza mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se nuk mund t’iu japë Balla leksione kushtetuese, kur sipas tij ai është vënë në përgjim nga SPAK se ka ndërhyrë te një prokuror për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës në Elbasan.
“Ka ndërhyrë te Prokurori dhe drejtori i policisë për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, ky është fundit i botës. Këtë e ka bërë parafolësi, është në përgjimet e SPAK si njeri që ndërhyn te prokurori i SPAK dhe merr përsipër të ndërhyjë të drejtori i policisë për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, kapos së bandës së Elbasanit.
Ka një detyrë, atë dosje që e mban të fshehur apo të fjetur, duhet ta çojë përpara se shqiptarët duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve.”, tha Bardhi.
Pas tij, mori fjalën, kreu i grupit të PS, i cili i tha se për akuza të njëjta ka akuzuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij, Flamur Nokën për lidhje me Suel Çelën.
Ai tha se është në avantazh nga Bardhi, si dy kryetarë grupesh, duke i thënë më pas se “i di shumë gjëra, por po e kursen”.
“Zotëria që foli prapë nuk e ka turp gënjeshtrën, shpifjen se për të njëjtët njerëz nuk ka rezistuar dot që të akuzojë Flamur Nokën për të njëjtët njerëz. Nuk ka rezistuar dot, e ke akuzuar sekretarin e përgjithshëm të partisë tënde që personat thirrin anëtarët e PD së Elbasanit.
Ti bërtet sepse ke vendshkarkim. Por ti je një avantazh i madh i imi për të bërë diferencën në këtë sallë se si duhet të drejtohet një grup parlamentar. Je i vetmi kryetar grupi në histori që ka kallëzuar penalisht një nënkryetarin e vet të grupit. Të di shumë mirë shumë gjëra por po t’i kursej sot se do të t’i ruaj për ditë tjetër”, i replikoi Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje