Drejtësia

Akuzat për spiunazh, Konsullja e Ukrainës në gjykatë: Qytetari ynë është i pafajshëm

Gazeta Si - Konsullja e Ukrainës në Tiranë, Svjetllana Bogndanova, i ka dalë në mbrojtje të 25-vjeçarit ukrainas, Fjodor Mihajlo, i cili ka dalë sot para gjykatës bashkë me dy shtetasit rusë, të cilët tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh mbrëmjen e së shtunës së shkuar.

E pranishme n ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në eancën gjyqësore.

Sipas saj, qytetari ukrainas është i pafajshëm, duke theksuar se ishte pranë uzinës së Garmshit si turist.

“Besoj që qytetari ynë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Unë jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje. Detyra ime është të mbroj të drejtat e qytetarit tim. Ai duhet të përfaqësohet nga një avokat dhe të jetë në kushte të mira. Duket se këto gjëra janë garantuar.”- tha Konsullja e Ukrainës, Svitlana Bogdanova.

Tre të huajt dyshohen për spiunazh, ndërsa konsullja e Ukrainës ka thënë për mediet shqiptare se 25-vjeçari është fotograf dhe se nuk ka asnjë lidhje me spiunazhin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë