Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ndryshon ka liruar ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.
Gjykata, vendosi këtë të mërkurë masën e sigurisë nga “arrest në shtëpie” që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje.
Pas arrestimit, Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërkohë më herët, Apeli i Tiranës i ndryshoi masën, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, që në “arrest shtëpie”, vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli, përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha, drejtor juridik në Ministrinë e Financave.
Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke lejuar një skemë të vjedhjes nga buxheti i shtetit të një shumë prej 1.2 milionë Euro si kompesim për pronën ndaj qytetarit Ilir Thana.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.