Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa dhe katër të tjerë.
Përveç tij, u arrestuan edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Napolon Hodaj; arbitri i ndeshjeve të futbollit, Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv “Përmeti”, Bledar Hajredini, si dhe dy “sekserë”, Julian Zera, Emiljano Mirani.
Edhe për këta persona, Apeli nuk e ndryshoi masën e sigurisë. Sipas hetimeve, dyshohet se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Ndaj Hasës rëndon akuza për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Policia e Shtetit ekzekutoi më 19 qershor 2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata duke ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.
I gjithë hetimi nisi në vitin 2020, pas përgjimeve të dala nga një tjetër dosje që ishte në hetim në atë kohë ndaj një grupi dyshuar për trafik droge dhe korrupsion tek zyrtarët e drejtësisë.
Të gjitha këto të dhëna kanë dalë gjatë përgjimit çoi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha, që zbuloi një skemë korruptive të njerëzve të drejtësisë, por edhe korrupsion në radhët e bluzave të bardha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




