Futboll

Akuzat e ish-portierit: Vija bast me lojtarë të Serisë A dhe ata që sot janë në federatë

Gazeta Si - “Po, kam vënë baste me lojtarë që luajnë ende në Serinë A dhe të tjerë që sot punojnë në Federatën Italiane të Futbollit. Nuk kam bërë regjistrime, por kam prova. Më kanë kritikuar në gazeta, por të parët ishin ata".

Janë fjalët e Marko Paolonit, ish-portier me një karrierë të pasur në Serinë B, gjatë emisionit të Rai 3, ‘Avanti Popolo’. Ish-portieri u pezullua nga federata italiane me akuzën se kishte hedhur pilula gjumi në shishet e ujit të shokëve te Kremoneze për të ndikuar në rezultatin e një ndeshjeje. Më pas ai doli i pafajshëm nga gjykata penale.

Paoloni ka thënë për ‘Corriere della Sera’ se kishte rënë në grackën e varësisë nga kumari. “Luaja mbi çdo lojë, por kurrë nuk kam shitur asnjë ndeshje. Në tre vjet rreth 600 mijë euro, fitoja 200 mijë në vit. E fillova tek Askoli me një shok skuadre që më tregoi një sit, si Faxholi me Tonali. Unë nuk e dija, por prapa ishin qëllimet e këqija, gjithçka niste nga Singapori", - ka thënë Paoloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë