Gazeta Si – Çështja ka shpërthyer dhe nuk mund të ndalet më. Matias Pogba vazhdon të akuzojë vëllanë e tij Pol, ndërsa ‘FranceInfo’ zbulon të tjera prapaskena në lidhje me grindjen familjare në shtëpinë e lojtarit të Juventusit.
“Rrezikova të vdes për fajin tënd, më le vetëm dhe tani bën si i pafajshëm. Do edhe të më çosh në burg. Kur të zbulohet gjithçka, të gjithë do të mësojnë se nuk ka në botë më frikacak, tradhtar dhe hipokrit se ty”, – shkruan në Tuiter vëllai i madh i Pogba.

Siç ndodh rëndom, duket se është një çështje parash. Marsin e kaluar duket se Pogba është rrëmbyer në një apartament në Paris, ku është kërcënuar nga dy persona të armatosur. Atij i janë kërkuar 13 milionë euro që të lihej i lirë, 1 për çdo vit të karrierës. Nga këta persona vëllai Matias pretendon se e ka mbrojtur.
Prapaskena tjetër ka të bëjë me Kilian Mbape. Sipas ‘FranceInfo’, lojtari i Juventusi ka paguar një shtrigan për t’i bëjë magji Mbape, pasi ky i fundit u bë ylli i vërtetë i kombëtares.
Pol e ka përgënjeshtruar këtë fakt, kur denoncoi vëllanë. Matias ka shtuar detaje të tjera në Tuiter, duke iu drejtuar Mbapesë: “S’kam asgjë me ty, nëse flas është për të mirën tënde. Magjia është reale, më vjen keq për këtë vëlla Pol, një mysliman që beson te magjitë. Nuk është asnjëherë mirë të kesh në krah një hipokrit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




