Futboll

Akuza nga Franca: Zidane filloi të merrte kreatinë para se të shkonte në Itali!

“Zidane? Filloi të merrte kreatinë (substancë që ndihmon muskujt) para se të nisej për në Itali në vitin 1996, kur u transferua te Juventusi. Në Francë nuk ishte e lejuar marrja e kësaj substance. Me kreatinë forcoi muskujt dhe u zhvillua”.

Akuza është bërë në dokumentarin “Destins brisës” të transmetuar nga “L’Equipe”, nga Garra Dembele, një ish-futbollist që ka treguar pa asnjë filtër disa episode të karrierës së tij, që nuk është se ka qenë edhe aq brilante.

Garra Dembele, kur luante me Frajburgun. Gazeta Si, 11 nëntor 2021

“Në Bullgari, në fund të ndeshjeve të Ligës së Europës, na bënin disa lloj injeksionesh. Ishte një infermiere që e bënte këtë gjë, ne hiqnim këpucët dhe hidhnin edhe disa pika ilaçi, sepse 2-3 ditë më pas kishim ndeshjen tjetër.

Kur shkova te Frajburgu, merrja substanca që nuk ishin të lejuara në Gjermani. Isha i droguar, me shumë mundësi ishin hormone, nuk e di… Shkoja te testet antidoping, urinoja, por nuk kishte asnjë gjurmë të atyre substancave. Kisha një kuti të vogël, mbi të cilin ishte numri im, 11-a. Pas stërvitjes duhej të merrja disa pilula, nuk e dija se çfarë ishin. Disa ishin shumë të mëdha dhe të ngecnin në fyt. Nëse nuk i pije këto pilula, merrje gjobë”, – ka rrëfyer ish-futbollisti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë