Ndeshjet e Kombëtares dhe ato të Kupës së Shqipërisë janë lënë vendin në fundjavë kampionatit. Superiorja luan javën e 9-të dhe të fundit të fazës së parë, ndërkohë që shpërndarja e ndeshjeve ka sjellë reagime nga një palë e prekur, siç është Partizani. Të kuqtë luajnë të shtunën me Laçin, kurse rivalët kanë më shumë ditë në dispozicion, pasi luajnë të dielën apo edhe të hënën.
Trajneri Ilir Daja, pasi ka folur për gjendjen e skuadrës që drejton dhe kundërshtarin e radhës, ka theksuar mes të tjerash në konferencë shtypi se shpërndarja e ndeshjeve është e padrejtë dhe cënon garën, që duhet të jetë e barabartë.

“Doja ta shmangia pjesën e stadiumit dhe e kam me organizatorët e Kupës. Duhet të vazhdojmë me dy data edhe në kampionat, ku shoh që ka një diferencim në dëm të Partizanit. Nëse i referohemi Kupës, prioritet është kampionati i kaluar. Vjet kemi qenë sipër, bashkë me Laçin. Ne luajmë për tri ditë, kurse të tjerët kanë 4-5 ditë kohë dhe mund të rikuperohen. Nuk është pozitive, duhet të jemi të barabartë me të tjerët në garë”, – u shpreh trajneri Daja.
Trajneri i Partizanit shpreson shumë që me mbështetjen e tifozëve ekipi të fitojë me Laçin. Të kuqtë po kalojnë një moment të mirë, kanë disa ndeshje që nuk pësojnë gol dhe janë kualifikuar me lehtësi për në çerkfinale të Kupës së Shqipërisë, por në kampionat ata janë ende prapa me pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




