Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar një tjetër rast abuzimi për sa u përket produkteve që konsumohen në përditshmëri nga popullata. Sipas njoftimit të shpërndarë për media, AKU bën të ditur se ku rast ka lidhje me operatorin e biznesit ushqimor me inicial “D.,” që operon në juglindje të vendit.
AKU thotë se urdhëroi plan-veprimi lidhur me rastin dhe u krye inspektim së bashku me Drejtorinë Rajonale të AKU-së.
“Inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit.
Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg:
-Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë.
– U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HAÇP.
-Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV.
Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik:
– Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.
– Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri.
– Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




