Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia.
Këtë herë bëhet fjalë për 75 tonë misër, i ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.
Vetëm disa ditë më parë, nga i njëjti subjekt eksportues, AKU kishte ndaluar 25 tonë misër, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të bllokuar deri më tani.
Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të tejkalojë normat e lejuara në Shqipëri.
Ndërkohë, autoritetet kanë bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë ka rezultuar se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.
Sakaq, nëse konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.
AKU po monitoron me kujdes situatën dhe po pret rezultatet e analizave për çdo produkt që vjen nga Serbia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



