Ngjarje

AKU bllokon 50 ton misër nga Serbia, ngarkesa e tretë brenda 1 jave

Nga Gazeta Si- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia.

Kjo është ngarkesa e tretë brenda 1 jave që bllokohet. Më 8 nëntor AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, sepse kishte prani të aplatoxinë B1, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Ngarkesa e dytë prej 75 tonësh është bllokuar më 12 nëntor po në Shkodër.

Vendimi për ndalimin dhe kontrollin e produkteve të importuara nga Serbia është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Sasia e tretë e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan. Aktualisht, autoritetet janë në pritje të rezultateve dhe në varësi të tyre do vendoset nëse do asgjësohen.

Aflatoksina B1 është një substancë toksike dhe kancerogjene nëse tejkalon normat e lejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë